Home Editorial Veriu i Kosov...

Veriu i Kosovës akoma me shkrepëse në dorë!

483
0

Asgjë e re nuk duket në horizontin kosovar për gjetjen e një zgjidhje për veriun e Kosovës. Presidenti serb Vuçiç ështe hedhur në sulm aq me tepër që duket se ka SHBA dhe BE më vehte, por Albin Kurti nuk pranon asnjë sugjerim, sepse thotë se kjo është një lojë finale që kjo të kthehet “Republika Serbe” si Bonjë Hercogovinë.

Në fakt nëse ndodh kështu kjo është humbje territori nga ana e Kosovës që do të thotë se të katër komunat më pas mund të gjejnë shtigje për tu bashkuar me Serbinë.

Kryeministri Rama tha të enjten se dokumenti i ofruar prej tij është ‘konfidencial’ dhe nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për këtë çështje.

Qeveria e Kosovës nuk e komentoi  zyrtarisht nismën e kryeministrit Rama, ndërsa opozita u paraqit me qëndrime të ndara. Një pjesë e saj e vlerësoi atë, kurse pjesa tjetër tha se hartimi i projektit të statutit të Asociacionit i takon vetëm qeverisë së Kosovës. Por ndonëse Albin Kurti nuk doli vetë, përsëri nxori zv/kryeministrin e tij që i tha Ramës se mos fut hundët.

Ndërkohë Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “Albin Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, Rama ka propozimin e tij për Asociacionin, disa Organizata Joqeveritare kanë propozimin e tyre për Asociacionin, por asnjë prej tyre nuk ka të drejtë të bëjë propozime. Ai propozim është bërë nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”.

Pra Vuçiç e thotë hapur dhe prerë; vetëm serbët do ta bëjnë Statutin e Asociacionit!

Kjo është ti hedhësh benzinë zjarrit, ndaj Albin Kurti nuk pranon këtë mënyrë diktati e bisedimesh me palën serbe.

Me 2 maj në Bruksel u paraqit një projekt statut i Asociacionit i hartuar nga një ekip menaxhues që përbëhej nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë një deputete të parlamentit të Serbisë.

Por ai u refuzua nga kryeministri i Kosovës, i cili e cilësoi të “papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”. Në vend të tij ai tha se ka propozuar me një projekt pikëpamje se si do duhej të ishin vlerat dhe parimet që rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë.

Serbia ngulë këmbë për themelimin e tij, ndërsa Prishtina ka hezituar gjatë të themelojë Asociacionin që e sheh si kërcënim për një ‘Republikë Serbe’ si ajo në Bosnje e Hercegovinë.

Shtetet e Bashkuara thanë se Asociacioni është mundësi për të ulur ndikimin e Beogradit në veri të Kosovës dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, duhet ta themelojë Asociacionin.

Por Albin Kurti nuk pranon. Ai e ka ndarë mendjen që ta çojë më mirë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme politike ku ti kërkojë një mandat të fortë kosovarëve që a duan apo jo Albin Kurtin si kryeministër i cili po mban këtë qendrim për Veriun e Kosovës.

Serbët janë më shkrepse në dorë ndërsa bidonat me benzinë i kanë hedhur në katër komunat e Veriut të Kosovës.

Të presim nëse do të shpërthejë zjarri, sepse kjo do ta destabilizonte krejt Ballkanin Perëndimor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit