Home Sporti Verrati drejt...

Verrati drejt largimit nga PSG, Luis Enrique e ka jashtë planeve të tij

39
0

E ardhmja e Marco Verrattit tani është larg PSG-së. Trajneri Luis Enrique ishte i qartë menjëherë me mesfushorin nga Abruzzo, pasi numri një i pankinës i ka treguar derën që në fillim.

Le Parisien raporton një dialog mes trajnerit spanjoll dhe lojtarit, me Luis Enrique, i cili i ka qëndruar besnik fjalëve të thëna në fillim të gushtit, edhe në prani të drejtorit sportiv, Luis Campos.

“Nuk do të luash kurrë me mua”, mësohet t’i ketë thënë Enrique, Verrattit.

Siç dihet, Verratti tashmë ka disa oferta. Ideja e Al-Khelaifi është që t’ia shesë atë te Al-Arabi, një skuadër nga Katari në pronësi të një kushëriri të tij. Marrëveshja mes dy klubeve tashmë është gjetur, mbetet vetëm të bindet 30-vjeçari italian, i cili duket se po heziton për momentin.

Verratti dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë, por deri më tani asnjë ofertë nuk ka ardhur në përputhje me kërkesat e parisienëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit