Home ShowBiz ”Vesh t...

”Vesh të njëjta rroba”, Bardhi ka një përgjigje fantastike për kritikat: Suksesin e kapa me një bluzë 10 euro

206
0

Bardhi, këngëtari që u bë i njohur me këngët si “Betohemi” apo bashkëpunimi në këngën “Ex” me Elvana Gjatën dhe DJ Gimi-O, u bë viral në TikTok përmes një video ku dikush tallej me faktin që ai ishte shfaqur me të njëjtën veshje në dy raste të ndryshme, në dasmën e një miku dhe në “Më lër të flas”. Këngëtari jo vetëm që nuk u shqetësua nga videoja, përkundrazi mori kohën që ta postonte në Instagram me një mbishkrim që duhet vlerësuar.

“Ty që e ke postuar këtë, po ta bëj qejfin dhe vendosa të t’i them disa fjalë! Mos mendo që më ofendon mua ose karrierën time për faktin që kam të njëjtën veshje në dasmën e një miku dhe në emision. Unë nuk vij nga një familje milionerësh dhe nuk jam milioner. Nuk besoj se kam arritur sukses prej rrobave sepse me një bluzë 10 euro isha në videon e këngës ”Betohemi””.

Në vijim, ai shton se paratë që i fiton nuk i harxhon për të blerë 10,000 euro veshje, por për të ndihmuar familjen.

“I pasur jam përderisa familja ime i ka të gjitha të mirat e Zotit. Diçka mos harro, edhe nëse jam multi-milioner sërish nuk do të jetoj jetën e një milioneri kur e di që vendi im është i varfër dhe unë çohem e fle në një rreth të tillë”. Në komente, ndjekësit e vlerësojnë për sinqeritetin, përulësinë, përkushtimin ndaj familjes dhe qasjen ndaj publikut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhi)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit