Home Aktualitet Vështirësi qa...

Vështirësi qarkullimi në Durrës, uji “pushton” trotuaret

35
0

Kryqëzimi pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës është bërë thuajse i pakalueshëm për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë.

Reshjet intensive të rëna përgjatë natës dhe ditës së sotme, kanë sjellë anomali në këtë segment mjaft të frekuentuar të qytetit bregdetar. Siç shihet edhe nga pamjet, uji arrin deri në nivelin e trotuarit duke sjellë vështirësi në lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së ujit në rrugë, është hasur edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar, siç është lagjja nr.1 dhe 4.

Sakaq, reshjet me intensitet të shiut kanë sjellë vështirësi edhe në portin e Durrësit. Sektori i ngarkim-shkarkimit vazhdimisht pezullon punën për shkak të reshjeve, ndërsa anijet e peshkimit prej ditësh nuk dalin në det të hapur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit