Home Bota Vetëm francez...

Vetëm francezët do karantinohen, Parisi kritikon vendimin e Britanisë

11
0

Franca kritikoi ashpër vendimin e Anglisë që mbajti rregullin e karantinës vetëm për qytetarët e saj dhe e hoqi atë për vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Qeveria e konsideron atë diskriminues dhe jo të bazuar në shkencë dhe paralajmëroi me masa reciproke.

“Është një vendim i tepërt dhe sinqerisht i pakuptimtë në baza shëndetësore. Kemi qenë, në kohë të ndryshme, në situata të vështira shëndetësore në Francë, dhe I kemi kuptuar disa nga fqinjët tanë që vendosën masa strikte sa I përket udhëtarëve nga Franca. Por këtë herë, autoritetet britanike hoqën karantinën e detyrueshme për çdo shtet europian, përveç Francës.

Kjo për shkak të variantit Beta, nëse e kuptoj mirë është ai i Afrikës së jugut, që përbën më pak se 5% të rasteve në Francë. Ne po u themi britanikëve, se në nivel shkencor dhe shëndetësor, nuk ka asnjë shpjegim për këtë vendim. Shpresoj të rishikohet sa më parë që të jetë e mundur. Do të vazhdojmë që të bëjmë presion, por nuk detyrojmë britanikët ta heqin karantinën e detyruar. Megjithatë jam në favur të vendosjes së masave reciproke.”, shprehet Clement Beaune, ministër për Europën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit