Home Aktualitet VIDEO/ Berish...

VIDEO/ Berisha takim me gratë: PD do të bëjë gjithçka në betejën kundër kancerit të gjirit

32
0

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka marrë pjesë në një aktivitet kushtuar sensibilizimit për kancerin e gjirit. Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për një organizim jashtëzakonisht të veçantë në betejën kundër kancerit të gjirit.

”Fatkeqësisht procedurat e shoshitjes, të cilat duhet të ishin ndër më rutinoret nuk janë, ndaj mbeten format e kontrollit vetjak të vazhdueshëm me gjakftohtësi, me vëmendje në mënyrë që çdo ndryshim i dyshimtë të kapet në kohën më të parë.

Sot jemi në një ditë ku duhet të bëjmë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve kundër këtij armiku. Ju siguroj se PD do të bëjë gjithçka për një organizim jashtëzakonisht të veçantë në betejën kundër kancerit të gjirit në përpjekjen për shëndetin e njerëzve dhe në luftën e pamëshirë kundër 2 armiqve të tjerë, tiranisë dhe varfërisë”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit