Home ShowBiz VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Debati” me Megi Pojanin dhe pse u fshi fragmenti në YouTube? Bora Zemani tregon si qëndron situata

387
0

”Dancing With the Stars Albania”, është kthyer në një fenomen. Një video që po qarkullon në rrjetin social Tiktok, ka ngritur dyshime për raportet me Bora Zemanit dhe Megi Pojanit.

Videoja në fjalë tregon një fragment ku Megi Pojani i drejtohet moderatores Bora Zemani duke i thënë: “Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?” Kjo pasi moderatorja po iu rikujtonte anëtarëve të jurisë kritikat që i bënë Megit për performancën e javës së kaluar. Sa i përket kësaj jave, juria dha komente pozitive për Megin.

Puntata e fundit e “DWST” në “YouTube”, nuk ka asnjë fragment nga komentet e jurisë për konkurrentët. Këtë gjë e sqaroi edhe vetë moderatorja Bora Zemani, duke reaguar menjëherë pas lajmeve që qarkulluan.

“Këtu mund të ndiqni episodin e plotë të DWST edhe pse për efekt kohe disa momente janë prerë, por gjithçka tjetër (klipet e konkurrentëve, komentet e jurisë) mund t’i shihni në faqen e Top Channel në YouTube. Ndërkohë ne kemi nisur përgatitjet për super spektaklin e së premtes”,-shkruan Bora.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit