Home Aktualitet VIDEO/ I pama...

VIDEO/ I pamaskuar, i riu nën kërcënimin e thik*s vjedh xhiron ditore në një supermarket

33
0

I pamaskuar, në ambientet e brendshme të një supermaketi në Korçë, një i ri ka vjedhur nën kërcënimin e një thike. Ai hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe lekët e xhiros ditore deri në ato momente.

Punonjëset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100,000 lekë të reja.

Policia ka sekuestruar pamjet e biznesit ku është realizuar vjedhja si dhe pamjet të bizneseve të tjera përgjatë këtij bulevardi për të bërë të mundur identifikimin e këtij personi. Policia mësohet se ka pamje të mjaftueshme për të shkuar tek autori i kësaj ngjarjeje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit