Home Aktualitet VIDEO/ Ka edh...

VIDEO/ Ka edhe kështu, turistët italianë ikin pa paguar nga restoranti në Berat. Komenti epik nga pronarët

51
0

Edhe pse Shqipëria është kthyer në kryefjalë të medieve të huaja, si destiancion kyç për sezonin veror, disa turistë kanë befasuar me veprimin që kanë bërë. Disa turistë italianë janë larguar pa paguar mbrëmjen e djeshme në një prej restoranteve te lagjet e vjetra të qytetit të Beratit.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga të zotët e restorantit, turistët shihen teksa dalin nga dera dhe vrapojnë me vrap për t’u larguar sa më shpejt nga restoranti.

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit