Home Aktualitet VIDEO/ Opozit...

VIDEO/ Opozita gati për protesta? FNSH-të nisin stërvitjen me ekspertët gjermanë

37
0

Në një kohë që sot deputetët e PD-së së Berishës në Kryesinë e Kuvendit u futën nga dritarja, një veprim që bëhet për herë të parë në 33 vite demokraci, sinjalet janë edhe për protesta në rrugë.

Por Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet. Është vetë kjo e fundit e cila ka publikuar pamjet filmike nga stërvitja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë me homologët gjermanë. Berisha ka thënë se reagimi do të jetë “dhëmbë më dhëmbë” përballë vendimit të drejtësisë që ai e konsideron të padrejtë. Si përgjigje ai nuk përjashton as mundësinë e protestave.

”Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës. Të gjitha janë në tryezë. Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet. Të dy palët”, ka deklaruar Berisha.

Përgjatë këtyre viteve opozita ka provuar çdo skemë, që nga çadra në Bulevard, por edhe në protesta të forta, ku edhe përdorur gaz pa masë. Tashmë PD-ja e Berishës është e përqëndruar në jetën parlamentare, duke mos lejuar që të ketë një të tillë në kushte normale. /Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit