Home Aktualitet VIDEO/ Veprim...

VIDEO/ Veprimi i fundit i vrasësit të Nikulajt, ja çfarë bën portugezi

2140
0

Ruben Saravia, portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj disa ditë më parë në Shëngjin, shfaqet pak momente para krimit të rëndë. Siç shihet edhe në video, Saravia në ambientet e jashtme të hotelit të Nikulajt është kthyer mbrapsht nga rruga që po ndiqte para se të hynte në lokalin ku ekzekutoi me 7 plumba 51-vjeçarin.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se vrasja e Ardian Nikulajt brenda lokalit të tij ‘Coral’ ka ndodhur për motive gjakmarrje.

Porositësi dhe financuesi i vrasjes, mësohet se ka qenë Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit