Home Kronike VIDEO/ Vrasja...

VIDEO/ Vrasja për një gardh, gruaja e autorit: Si, a ka vdekur? Grindeshin për arën atje

3655
0

”O bo bo si ka vdekur? Të dy kanë vdekur? O bo bo. Grindeshin për arën atje”, ky është reagimi i gruas së Fatos Manellarit, i cili vrau këtë pasdite fqinjin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50 në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Gjatë një konflikti për një pjesë rruge/gardhi të përbashkët, Manellari plagosi me thikë Yskollarin. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Edhe pse kryeministri Edi Rama tha sot se kemi rënie të krimeve, çdo ditë fatkeqësisht ka vrasje. Grushti u mbyll me një bilanc tragjik, me 14 të vrarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit