Home Aktualitet Vihen në pran...

Vihen në pranga 12 shtetas në Tiranë për vepra të ndryshme penale

24
0

Policia e Tiranës, ka arrestuar 12 persona për vepra të ndryshme penale.

Arrestimet janë kryer në 24 orët e fundit.

Njoftimi:

“Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– Xh. Sh., 25 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Shkozë, pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen A. S., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases V. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar shtetasin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– E. F., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Gramoz Pashko”, është përplasur me një automjet tjetër të parkuar, me pasojë vetëm dëme materiale;

– A. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– F. O., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin M. Ç., 82 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar shtetasin E. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje;

– E. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 60 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit