Home Aktualitet Viti i ri aka...

Viti i ri akandemik, Boçi: Kushi foli për skenarë dhe jo strategji. S’ka paketë masash

30
0

Mësimi në pandemi dhe masat e marra nga Ministria e Arsimit ishin temë e debateve në Komisionin e Edukimit këtë të mërkurë. Gjatë seancës dëgjimore me ministren Evis Kushi, deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha se ministrja nuk foli për strategji dhe as për paketën e masave që duhet të merren në këtë vit shkollor. Përsa i përket mësimit online, deputeti u shpreh se efektet negative do tëvihen re kur të bëhen kapërcimet e cikleve.

”Efektet negative do vihen re që në momentin kur bëhen kapërcimet e cikleve, nga cikli 9-vjeçar në shkollën e mesme dhe nga shkolla e mesme në universitet. Ministria nuk është vënë në lëvizje për atë çka e pret arsimin, ministrja fliste sot për skenarë dhe jo për strategji. Kushi nuk e përjashtoi mësimin online, e la si opsion në se situata agravohet. Nëse ne nisemi nga mënyra si është zhvilluar mësimi online, edhe ai ishte në dështim spektakolar. Kushi foli sot për 3 skenarë, por që të tre skenarët nuk kanë nevojë të paraqiten si skenarë, ministria duhet të artikulojë paketën e masave”,-tha Boçi për ”Ora News”.

Sipas tij, mësuesit po i bëhet trajtim politik, ndërsa shton se niveli i tyre është pasqyrë e nivelit të shoqërisë. ”Figurës së mësuesit i bëhet trajtim politik. Niveli i mësuesve është pasqyrë e nivelit të shoqërisë. Ministria duhet të jetë e vëmendshme në mënyrën se si e trajton figurën e mësuesit”. Boçi thotë se gjatë pandemisë qeveria la në harresë arshinin duke mos i ofruar mbështetje financiare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit