Home Bota Vizita të paz...

Vizita të pazakonta nga i biri në Skoci, çfarë po ndodh me shëndetin e Mbretëreshës së Anglisë

311
0

Si kurrë më parë, mbretëresha Elizabeta II e Anglisë ka marrë shumë vizita të papritura në kështjellën e “Balmoral”, nga djali i saj i madh, princi Charles.

Mediat britanike raportojnë se i biri e ka vizituar mbretëreshën në një kohë që shtohet paqartësia për problemet e saj shëndetësore. Vizitat e Princit në Balmoral thuhet se janë të paplanifikuara dhe se zakonisht janë të organizuara nga stafi i shtëpisë ku qëndron vetë Madhëria e saj.

Mbretëresha nuk pritet të udhëtojë në Londër për emërimin e kryeministrit të ri muajin e ardhshëm.

Këshilltarët e Mbretëreshës thuhet se janë të shqetësuar për rehatinë e saj gjatë vizitës 48-orëshe të kryeministrit të ardhshëm, pas më shumë se një viti problemesh me lëvizjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit