Home Aktualitet Vjehrra në Vl...

Vjehrra në Vlorë rreh nusen e djalit, por edhe ajo i kthehet

282
0

Një sherr mes vjehrrës dhe nuses ka ndodhur në Vlorë. Policia ka arrestuar 44-vjeçaren C.B, e cila akuzohet se ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit. Nën hetim është marrë edhe 28-vjeçarja, pasi sipas policisë, edhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasja K. B., sepse ka ushtruar dhunë ndaj shtetases C. B“, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit