Home POLITIKE ”Vjen v...

”Vjen vërdallë si memec”, Bardhi për Bashën: Pasi la PD 12 vjet në opozitë, sot shpalli të vd*kur 60 mijë anëtarë

218
0

Konferencën e Lulzim Bashës me gazetarët këtë mbrëmje e ndoqi nga ekrani edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dikur aleatë të fortë. Duke theksuar se koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh, Bardhi thekson se Basha e la për 12 vjet PD në opozitë dhe se sot shpalli të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë.

Reagimi i plotë

Të të bëjë manual sesi bëhet opozita përgjegjësi kyç që e la partinë 12 vjet në opozitë, që shpalli sot të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë vetëm se shprehin kundërshtinë për të kaluar nga dështimi në dështim, deputeti opozitar që ka nga 21 Mars 2022 që nuk vjen në Kuvend.

Që nuk ka bërë asnjë kallëzim në prokurori kundër qeverisë dhe asnjë denoncim ndaj Qeverisë, që ka 5 muaj që vjen vërdall si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, edhe pse vendi po rrëshket në autoritarizëm, është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.

Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh. Opozita është në betejë me regjimin e Edi Ramës dhe beteja është e vetmja formë e përballjes me një regjim.

Leksionet boshe mbi opozitën kemi 12 vjet që i dëgjojmë dhe realiteti kur zgjohesh nga ëndrra e gjumit të thellë është që Rama vazhdon të jetë Kryeministër! Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë më së pari të vërtetë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit