Home Sporti Vllaznia: Do ...

Vllaznia: Do të marrim masat ndryshe nga Laçi ndaj Craiovas

64
0

Vllaznia do ta nisë rrugëtimin evropian në turin e dytë të Conference League ndaj Universitatea Craiova, që do të luhet këtë të enjte në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të kësaj përballjeje, trajneri Mirel Josa theksoi se e ka analizuar mirë kundërshtarin dhe shtoi se fakti që sezonin e kaluar Craivo ka luajtur me Laçin i penalizon shumë.

“Jam i sigurt që Vllaznia është në gjendje optimale për këtë sfidë. Zhvillimi i ndeshjes për turin e dytë të Ligës së Konferencës na ka bërë mirë sepse kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur. Kemi pasur pushimin e duhur, për t’u përgatitur.

Formacioni? Nuk kam pasur shumë gjëra për të ndryshuar, sepse ekipi më është përgjigjur. Kemi pasur problemin e Latifit, të cilin do ta sjellim në gjendjen e duhur ngadalë. Lojtarët e dinë se cili do ta nisë nga fillimi dhe cili do të jetë i gatshëm.

Universitatea Craiova është një kundërshtar me histori në futbollin e Rumanisë. Unë e mbaj mend kur kam luajtur vetë kundër Dinamos së Bukureshtit, kanë qenë tre skuadrat e para së bashku me Steauan. Shoh një infrastrukturë shumë të mirë, ka një president që e njeh futbollin dhe kjo është anë pozitive për një skuadër.

I kemi parë ndeshjet e kësaj skuadre, i kam ndjekur edhe lojtarët në mënyrë individuale dhe këtë për interesimin që kam pasur për kundërshtarin, por mua më intereson se çfarë duhet të bëjë skuadra ime. Craiova ka luajtur vjet ndaj Laçit dhe ky fakt ne nuk na intereson sepse duhet t’i marrim masat ndryshe.

Me rregullat e reja, rregulli i fushës kundërshtare tani për ne është favor, duke qenë se luajmë në shtëpi ndeshjen e parë. Tifozeria është një armë plus për çdo skuadër, me lojën tonë ne do ta bëjmë këtë tifozeri që të na mbështesë edhe më shumë”, deklaroi Josa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit