Home Sporti Vllaznia e fe...

Vllaznia e femrave barazon në sfidën e parë ndaj Vorsklas, ëndërron grupet e Championsit

109
0

Vllaznia e femrave barazoi sot 1-1 me Vorskla Kharkiv në ndeshjen e parë të fazës së play-off të Ligës së Kampioneve, që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një rezultat pozitiv që i jep shpresa Vllaznisë për t’u kualifikuar në ndeshjen e dytë që do të luhet pas një jave po në stadiumin e Shkodrës.

Pjesa e parë ishte e balancuar me skuadrat që kanë nuk rrezikur dhe kanë studiuar njëra-tjetrën. Me fillim e pjesës së dytë Vllaznia nis të kërkoj golin dhe e gjen atë në minutën e 54-t, kur Megi Doçi finalizon me sukses një aksion mjaft të bukur të vajzave kuqeblu, duke goditur me një diagonale të saktë brenda zonës dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

Skuadra ukrainase nuk dorëzohet por reagon mirë dhe në minutën e 66-të gjyqtarja Georgieva akordon një 11-metërsh për Vorsklan. Nga pika e bardhë godet Kalinina, por portieria Williams-Mosier grushtoi topin, që megjithatë mbeti në zonë me Kravchuk që përfitoi duke e shtyrë në rrjetë dhe duke barazuar shifrat.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon pavarësisht rasteve të pakta për gol. Nëse fiton në ndeshjen e dytë Vllaznia do të korrte një sukses historik duke u kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për femra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit