Home Aktualitet Vranësira dhe...

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

162
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike për këtë javë, edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.

Për ditën e Hënë moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

Po ashtu edhe dita e Martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të kthjellët e vranësira kalimtare. Reshjet e shiut rikthehen përsëri ditën e Enjte kryesisht në orët e pasdites të herëpashershme dhe intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore reshje dëbore.

Të Premten moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Për shkak të masave ajrore me origjinë veriore për këtë javë pritet rënie e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit