Home Aktualitet Vrasja e poli...

Vrasja e policit dhe sulmi terro*rist, avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar

53
0

3 nga 6 të arrestuarit serbë për sulmin ndaj zyrtarëve policor, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, kanë rrëfyer para hetuesve policor, për sulmin që kishin përgatitur.

Bllagoje Spasojevic, është njëri nga të arrestuarit nga Policia e Kosovës. Ai para hetuesve ka thënë se me dëshirë i është bashkuar grupit terrorist që sulmuan policinë. Sipas avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, Halit Derguti i njëjti pretendon se ai është dorëzuar tek policët.

”S’ka pasur ankesë. A të ka rreh dikush, ka thënë jo. Me ka thënë se vullnetarisht i është bashkuara atij grupi, thotë se nuk ka shtirë me armë. Ata thonë e kanë arrestuar, ky thotë jam dorëzuar, kur kanë filluar me shti me armë, jam shtri për toke, ai thotë atëherë është dorëzuar, këta thonë e kanë arrestuar, kryesore ai është arrestuar. Nuk ka lajmëruar që ka lëndime, nuk ka dashur të shkojë te mjeku, faktikisht lëndimet në krye, në ballë i shihet që ka pasur gjak. Po ka thënë se vullnetarisht kam shkuar”, ka thënë Halit Derguti, avokat i Bllagoie Spasoieviç.

Para organeve të rendit, ka folur edhe Dushan Vllajoviq, në veturën të cilën ishte duke udhëtuar së bashku me një person tjetër tek i cili u gjet një radiolidhje. Siç mëson RTV Dukagjini, i njëjti ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se shoku i tij ka poseduar një radiolidhje.

Për ngjarjen ka rrëfyer edhe Milovan Gjoni, i arrestuar për vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Këta të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të komunës së Zveçanit, ndodhen në ndalim, në QKUK po vazhdon trajtimin Vladimir Stoliq.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit