Home Aktualitet Vrasja me thi...

Vrasja me thikë e nxënësit, ministrja Kushi: Ngushëllime familjes, duhet të reflektojmë si shoqëri

109
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të vrasjes së një nxënësi 15-vjeçar në Gramsh, kjo pas sherrit me thika me bashkëmoshatarët. Teksa Kushi ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit, ndërsa ka bërë thirrje që shoqëria duhet të reflektojë dhe të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarje të tilla.

Reagimi i plotë

Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij.

Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda.

Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme.

Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit