Home Aktualitet Vuçiç: Kurti ...

Vuçiç: Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha dhe Zelensky

144
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vazhdimësi e ideologjisë së Enver Hoxhës, Xhafer Devës dhe Lidhjes së Prizrenit. Ai tha se Deva ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë administratës naziste.

“Sot Albin Kurti po i rinovon një shtëpi në pjesën jugore të Mitrovicës, është çështje e lidhjes me një kriminel nazist të dënuar me vendim të formës së prerë, e tashmja dhe e ardhmja. Nazizmi. Horri që persekutoi jo vetëm serbët, por edhe hebrenjtë dhe të gjithë të tjerët. I madhi Xhafer Deva”, tha me ironi Vuçiç.

Po ashtu Vuçiç theksoi se ky është ideologu i tyre, si dhe diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha. “Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot Edi Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak Zelensky. Prandaj marrëzitë që ‘Vuçiç është Putini i vogël’ dhe siç mund ta shihni ai përsëri gënjeu. Dhe ne nuk jemi të interesuar për të gjitha këto, ne jemi të interesuar vetëm që ai ta lërë popullin serb vetëm. Ai vetëm mund t’i ëndërrojë të gjitha ato ëndrra boshe“, tha Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit