Home Forum Vula e Alibea...

Vula e Alibeajt nuk josh kandidatët, në betejën e 14 Majit pa ”ushtarë”

1268
0

Nga: Redjon Shtylla

Lufta e madhe mes dy grupeve në Partinë Demokratike për vulën, u mbyll në favor të Enkelejd Alibeajt që tashmë njihet si kryetari i komanduar i selisë blu. Por ajo vulë duket se nuk është trofe për të, madje ”mallkim”.

Për garën lokale, edhe pse Alibeaj i kërkoi Berishës që kandidatët tashmë të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” me Ilir Metën që regjistrohen me logon e PD-së, vetë prezantoi 18 kandidatë. Por as vetë Alibeaj nuk di numrin e saktë sesa kandidatë ka ende në garë. ”Pyesni KQZ-në”,-tha ai.

Ka shkuar në 6 numri i kandidatëve të Alibeajt që janë tërhequr ose nuk janë miratuar për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Genc Doçi i përfolur si kandidat për kryetar bashkie në Kurbin me PD-në, nuk do të jetë në garë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale. Më herët u mësua se Ibrahim Bruka nuk ka mundur të regjistrohet. Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Edhe Sandër Marku në Lezhë, Genc Doçi në Kurbin, Gjergji Gjata në Korçë dhe Bujar Vreto në Librazhd, të PD-së se Alibeajt nuk do të jenë pjesë e garës së 14 Majit. I pari që konfirmoi zyrtarisht tërheqjen nga gara për zgjedhjet lokale është Gjergji Gjata, së bashku me 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Pra në këtë betejë Alibeaj nuk ka kalorës, as ushtarë dhe e gjithë lufta e tij për të mbajtur vulën po shkon dëm, pasi kur nuk ke ”ushtarë”, kështjellën nuk ka kush e mbron dhe e mban. PD-ja është në ditët më të këqija, e përçarë thellë dhe më 14 Maj, do të tregohet edhe njëherë tjetër që mirë apo keq, demokratët duan Sali Berishën. Është në ditët më të këqija sepse kandidatët që do votojnë demokratët nuk kanë as parti, as vulë e as logo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit