Home Sporti West Ham shok...

West Ham shokon Chelsea-n në derbin e Londrës, fitore spektakolare (VIDEO)

72
0

Chelsea pëson një humbje të papritur në derbin e Londrës, 3-2 ndaj West Ham, por për momentin vijon të qëndrojë në krye të renditjes. Blutë e Londrës e nisën mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh me Thiago Silvën në minutën e 28-të. Gjithsesi reagimi i West Ham do të vinte me Lanzini nga pika e bardhë në minutën e 40-të.

Mason Mount do të rikthente Chelsea-n sërish në avantazh vetëm 4 minuta më pas. Në fillim e pjesës së dytë, Bowen realizoi me një goditje të befasishme me të majtën, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Mendy.

Dy minuta nga fundi i ndeshjes vendasit do të gjenin dhe golin e fitores me Arthur Masuaku shikon një dalje të gabuar të portierit dhe me një goditje të befasishme e dërgon në kuadrat. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit