Home Aktualitet Xhaçka: Opozi...

Xhaçka: Opozita po më detyron të bëjë avokaten e bizneseve të burrit tim

40
0

Grupi parlamentar i PS-së kundër dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. “Ajo që u votua dje në Kuvend nuk kishte të bënte thjesht me mandatin e Olta Xhaçkës. Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në dispozicion të drejtësisë”,-tha Xhaçka sot në një intervistë për Report Tv.

Po pse e përdori opozita?

”Për të më hedhur baltë dhe për në furtunë në gotë. Më detyrojnë të bëjnë avokate të bizneseve të bashkëshortit tim. Duan që në mënyrë të pamoralshme të hedhin baltë”.

Duke e quajtur “Një furtunë në gotë, një çmenduri” Xhaçka u shpreh e hapur se do të bashkëpunojë me drejtësinë. ”Kam dashur të jem gjithë kohës në dispozicion të drejtësisë pa ndikuar në asnjë proces. Siç nuk kam ndikuar as si anëtare qeverie për një të drejtë të bashkëshortit”,-tha Xhaçka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit