Home Aktualitet Xhixho: Laku ...

Xhixho: Laku i çmimeve të ngritura në qiell dhe haraçi i inceneratorëve, janë e vërteta e qeverisë

27
0

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka komentuar raportin nga Barometri i Ballkanit për vitin 2022, që tregon se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Ajo thotë se laku i çmimeve të ngritura në qiell dhe haraçi i inceneratorëve, janë e vërteta e qeverisë. ”Qytetarët shqiptarë maten mirë edhe kur llogarisin kostot e jetesës, pasi 50% e të ardhurave të tyre shkojnë për ushqim, ndërsa paralelisht përmes taksave paguajnë për inceneratorët fantazmë dhe PPP-të që qeveria u jep klientëve të vet”.

Postimi i plotë

Shqiptarëve nuk u del të bëjnë pushime në këtë sezon, madje as një javë. Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon.

Për shumicën e shqiptarëve, pushimet këtë vit janë luks për shkak të barrës së rëndë të çmimeve, që sa vijnë e rriten me bekimin e Bord i Transparencës, që në fakt është bordi i zhvatjes. Për shumicën e shqiptarëve, bregdeti është sivjet mollë e ndaluar për shkak të çmimit të naftës që pëson rritje progresive, ndërsa qeveria injoron propozimet për lehtësimin e taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit.

Qytetarët shqiptarë maten mirë edhe kur llogarisin kostot e jetesës, pasi 50% e të ardhurave të tyre shkojnë për ushqim, ndërsa paralelisht përmes taksave paguajnë për inceneratorët fantazmë dhe PPP-të që qeveria u jep klientëve të vet.

Rritja e çmimeve e pasuroi qeverinë me 342 milionë euro vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Laku i çmimeve të ngritura në qiell dhe haraçi i inceneratorëve janë e vërteta e kësaj qeverisjeje, që mban nën thundrën e varfërisë qytetarët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit