Home Forum Ylli Manjani:...

Ylli Manjani: A ka faj Berisha?

316
0

Nga Ylli Manjani: 

Që ti vemë pak gjërat në ballancë:

Nëse mbledhim 3 kontratat e inceneratorëve, koncencionet në shëndetësi të Beqes, kontratat e Damianit dhe Belindës në energji prap nuk kapet shume e kontratës pa tender,buxhet dhe projekt të Lulzim Bashës për rrugën e ashtuquajtur Durrës Kukës.

Por Luli, i pandehuri recedivist në politikë,e mbylli çështjen me raport mjeksor.

A ka faj Berisha?
Po, padyshim që ka.

E mbrojti të pandehurin e kontratës abuzive Durrës-Kukës. E mbrojti ministrin e Brendshëm të 21 janarit. E mbrojti edhe të pandehurin që pagoi Amerikën para të zeza për një foto propagande.

Padyshim që ka përgjegjësi, por kjo nuk shkruhet në Kodin Penal.

Por t’i kthehemi ballancës, nëse SPAK rigjykon çështjen Gërdeci, nuk mund të mos gjykojë kontratën abuzive me 1.5 miliardë euro të marra borxh tregëtar për më tepër, të lidhur nga Lulzim Basha. Ky i fundit ka bërë më shumë dëm sesa Lefter Koka, Daminan Gjiknuri, Ilir Beqa e Belinda Balluku të marrë së bashku.

Gjithnjë për të qenë fair të arsyetim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit