Home KRYESORE Yuri Kim post...

Yuri Kim poston pamjet e koncertit dhe falënderon Erion Veliajn: Festë e paharrueshme! Jeni më të mirët!

887
0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar ditën e sotme disa pamje nga koncerti që u mbajt mbrëmë në sheshin “Skënderbej” në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Krahas pamjeve, Yuri Kim ka përcjellë edhe një mesazh falënderues për popullin shqiptar, për këngëtarët që kënduan në koncert dhe për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, i cili organizoi këtë natë festive.

“Festë fantastike mbrëmë për të festuar 100 vitet e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE – HISTORI! Faleminderit të gjithë performuesve dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion veliaj për këtë natë të paharrueshme. Faleminderit udhëheqësve ndër vite për ndërtimin e marrëdhënieve tona. Mbi të gjitha, falënderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj që kanë prodhuar këto arritje historike. Jeni më të mirët!”, shkruan Yuri Kim në mesazhin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit