Home Bota Zaev: Do të l...

Zaev: Do të largohem nga Qeveria pas sigurimit të shumicës parlamentare

38
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot tha se që të largohet nga drejtimi i ekzekutivit dhe i Partisë Lidhja Social Demokrate, pasi të sigurojë shumicën në Kuvend. ”Unë mbetet në atë që kam thënë. Do të largohem pasi të siguroj shumicën parlamentare dhe pasi të zgjedhin drejtuesin e ri të partisë”.

Zaev kërkoi që Alternativa t’i bashkohet Qeverisë, por për këtë nuk u arrit marrëveshje pasi duhet të vendosin organet drejtuese të Alternativës, parti e cila aktualisht është në opozitë me Aleancën për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-në.

Zaevi e kishte paralajmëruar dorëheqjen më 31 tetor pas disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, por Qeveria mbeti edhe pa shumicë në Kuvend pas largimit nga koalicioni qeverisës të partisë lëvizja Besa. Partitë në pushtet dhe opozitë kanë nga 60 deputetë nga 120 sa janë gjithsej në institucionin ligjvënës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit