Home Sporti Zbardhet vend...

Zbardhet vendimi i Gjykatës, shpallet e pavlefshme Asambleja e Shoqatës Rajonale Tiranë në FSHF

244
0

Eduard Prodani është “de juro” kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Gjykata e Rrethit Tiranë zbardhi vendimin e gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili pranoi kërkesën për revokimin e çdo veprimi procedurial të mëparshëm, duke e cilësuar si të pavlefshme Asamblenë e Shoqatës Rajonale, të zhvilluar më 24 janar në selinë e Federatës së Futbollit.

Po atë ditë, më tepër se gjysma e shoqatave të futbollit, zhvilluan një tjetër asamble në ambientet e Parkut Olimpik, duke emëruar Prodanin kryetar. Për këtë përplasje u shpreh edhe gjykata, e cila i dha të drejtë 25 nga 42 anëtarëve të Shoqatës Rajonale Tiranë, që akuzuan federatën për manipulim.

Gjyqtari Aliaj vendosi se “kërkesa ishte e drejtë, e bazuar në ligj dhe në nenet 29 e 30 të statutit dhe si e tillë duhet pranuar”, shkruan A2.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit