Home Aktualitet Zbulohet shka...

Zbulohet shkaku i helmimit të ujit të pijshëm në Gjoricë të Bulqizës

229
0

Ndoti ujin e pijshëm, me të cilin furnizohej fshati Gjoricë, dhe për pasojë u helmuan disa banorë të këtij fshati, procedohet penalisht 64-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 03.06.2023, sipas të cilit në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë, ishin paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, disa banorë të fshatit, të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi, ju bëjmë me dije se:

Nga veprimet e shpejta verifikuese, të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, u bë e mundur zbardhja e plotë ligjore e këtij rasti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

Pasi kanë marrë ndihmën mjëkësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit