Home Aktualitet Zëdhënësi i D...

Zëdhënësi i DASH: SHBA e zhgënjyer, Kurti dhe Vuçiç të mos rrezikojnë paqen e fituar me dekada

39
0

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price, ka deklaruar se SHBA është e zhgënjyer me liderët e Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të DASH-it, Price bëri thirrje që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç të bashkëpunojnë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borell dhe përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis.

Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë”, thuhet në deklaratë.

Më tej DASH shton se Kurti dhe Vuçiç do të duhet të bëjnë lëshime për të siguaruar paqen e fituar me dekada të vështira.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit