Home Aktualitet Zgjedhje apo ...

Zgjedhje apo revolucion? Analisti Abilekaj: Ky pushtet nuk rrëzohet me votë

106
0

Analisti Eton Abilekaj tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se qeveria e Edi Ramës nuk rrëzohet me votë, sepse ai e ka zhvlerësuar votën dhe nuk lejon garë të barabartë mes partive politike.

”Kemi të bëjmë me një regjim, pushtet që i ngjan shumë një regjimi që nuk lejon që pushteti të ndërrohet me votë dhe zgjedhje, që nuk lejon të drejta të barabarta mes partive politike, atëherë kemi të bëjmë me një pushtet i cili nëpërmjet votës është e pamundur të largohet.

Është ky sistem komunist? Është i ngjashëm për atë që ka, prandaj fjala revolucion është pak më e madhe. Lëvizja studentore kishte pak trajtat, por nuk mund të quhet revolucion sepse kjo fjalë është pak e madhe, por opozita ka parasysh mosbindjen civile dhe prostatat për të rrëzuar këtë qeveri.

A ka mundësi që me këto të fitohen zgjedhjet, mendoj se po u ndoq kjo rrugë nuk do ndryshojë mënyra se si ata i zhvillojnë zgjedhjet. Zgjedhje dhe revolucion njëkohësisht nga opozita për të rrëzuar Ramën, unë jam skeptik. Ky pushtet nuk rrëzohet me votë”,-tha në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit