Home Aktualitet Zgjedhje bren...

Zgjedhje brenda familjes, Partizani zyrtarizon trajnerin e ri të ekipit

114
0

Dritan Mehmeti është trajneri i ri i Partizanit tashmë dhe zyrtarisht. Si pjesë e familjes së kuqe që nga sezoni 2018-2019, ai ka nisur këtë të hënë punën me ekipin e parë.

Mehemi zëvendëson në këtë post Ilir Dajën i cili u largua pas javës së 15-të, pas humbjes së dytë në derbi.

Njoftimi zyrtar:

𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀𝐍 𝐌𝐄𝐇𝐌𝐄𝐓𝐈 𝐌𝐄𝐑𝐑 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐒𝐊𝐔𝐀𝐃𝐑𝐄̈𝐒

Nisin sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2022

Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 – 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.

Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv “Fooball Republic” për takimin ndaj Egnatias.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit