Home POLITIKE Zgjedhje të r...

Zgjedhje të reja në Rrogozhinë dhe Kukës, Presidenca dhe KQZ do koordinohen për ti zhvilluar në një datë

145
0

Në Rrogozhinë dhe në Kukës do të zhvillohen zgjedhje të reja lokale. Vendimi për datën e zgjedhjeve në rastin e Kukësit i takon Presidentit, ndërsa për Rrogozhinën do të vendosë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të dy institucionet pritet të koordinohen për të zhvilluar zgjedhjet në të njëjtën datë.

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ do duhet të shpallë afatet e regjistrimit në garën elektorale të subjekteve politike, kandidatëve, si dhe të të gjitha etapave në funksion të zhvillimit të këtyre zgjedhjeve.

Në Kukës, zgjedhjet do të përsëriten pas dorëheqjes dhe shkarkimit nga qeveria të kryetarit të Bashkisë Safet Gjicit.

Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë do të thirren në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore vendosi përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiak, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit