Home Aktualitet Zgjedhjet e 1...

Zgjedhjet e 14 Majit ”në dorën” e Audrey Glover, ”armike” e shpallur nga Berisha

133
0

Sot në Tiranë mbërriti misioni i ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Audrey Glover e cila do të jetë drejtuesja, është shumë e njohur për protagonistët e politikës shqiptare në këto 30 vite. Për herë të parë në Shqipëri, Glover vëzhgoi zgjedhjet e vitit 1996. Në ato zgjedhje fitoi Partia Demokratike, por pati shumë kontestime nga opozita dhe situata agravoi deri ngjarjet e vitit 97’.

Berisha e përfshiu ambasadoren britanike në listën e njerëzve të “padëshirueshëm”, për shkak raportit te hidhur të saj për zgjedhjet. Hija e Glover do përndiqte Berishën edhe në procesin zgjedhor të 2009 dhe të 2015.

Hera e fundit kur ambasadorja britanike shkeli në Shqipëri ishte gjatë monitorimit të zgjedhjeve lokale të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Këtë herë nuk ka bojkot, por përçarje të thellë në kampin blu.

Berisha merr pjesë në garën vendore përmes kandidatëve që i ka strehuar tek aleatët e tij, por fati e do që ai të përballet sërish me britaniken Glover që dikur e shpalli “armike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit