Home Bota Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në Bullgari, ende nuk ka fitues

11
0

Ende nuk është e qartë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Bullgari. Rezultatet tregojnë një garë të fortë midis koalicionit GERB, të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, dhe partisë së quajtur “Ka një popull të tillë”, me në krye prezantuesin televiziv, Slavi Trifonov.

Partia e Trifonov kryeson me 23,91% të votave, me një epërsi ndaj koalicionit GERB prej vetëm 0,22%, pasi ish-kryeministri ka arritur të sigurojë deri më tani 23,69% të votave.

Shpallja e fituesit pritet me interes në Maqedoninë e Veriut, pasi Sofja zyrtare ka bllokuar me veto hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, që preku edhe Shqipërinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit