Home KRYESORE Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në FSHF/Kryebashkiaku Veliaj: Tani që foli gjykata, të gjithë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë

244
0

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj interesit të mediave në lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

“E di që ka interes, edhe nga media për të komentuar një tjetër betejë, atë me FSHF-në. Por siç i thonë fjalës “Kur ka folur gjykata, të gjthë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë”, theksoi Veliaj.

Gjykata e Tiranës rrëzoi sot zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluara.

Po ashtu Gjykata ka njohur asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku Veliaj dhe ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Në vendimin e saj, Gjykata i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut, duke njohur manipulimet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Erion Veliaj ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kjo betejë për ta çliruar futbollin nga mafia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit