Home Aktualitet Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në PD, voton Agron Shehaj: Demokratët vendosin sot fatin e zgjedhjeve të ardhshme

24
0

Agron Shehaj ka votuar para pak çastesh në Selinë Blu, në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Duke folur për gazetarët pas votimit, Shehaj falënderoi mbështetësit dhe votuesit e tij ndërsa u bëri thirrje demokratëve që të votojnë me qetësi. Po ashtu, kandidati për kreun e PD theksoi se sot anëtarët e PD nuk zgjedhin thjesht kryetarin e ri të partisë por vendosin fatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Duke i qëndruar deklaratës së bërë më herët për “standartin e ulët të demokracisë”, Shehaj tha se ky standart mund të kthehet në bumerang për Partinë Demokratike.

“Falenderoj mbështetësit dhe vëzhguesit e mi në të gjithë Shqipërinë. I ftoj demokratët që të votojnë me qetësi. Nuk zgjedhin vetëm kryetarin e ri të PD, por vendosin fatin e zgjedhjeve të ardhshme. Standarti i ulët në këtë proces mund të kthehet në një bumerang për PD…Është akoma më e rëndësishme besueshmëria e PD.”

Më herët gjatë ditës së sotme kanë votuar edhe kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, Fatbardh Kadili dhe zonja Edith Harxhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit