Home Aktualitet Zhupa: Jep do...

Zhupa: Jep dorëheqjen Alfred Peza, një fitore e vogël çlirimi i RTSH nga paligjshmëria

397
0

Deputetja e Rithemelimit, Ina Zhupa thotë se drejtori i RTSH Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen. Zhupa thekson se kjo është një fitore e vogël, pasi RTSH është çliruar nga paligjshmëria.

”Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qëne deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prapë e mbajtën në mënyrë antiligjore.

Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale”, shkruan Zhupa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit