Home Aktualitet Zjarr në kodr...

Zjarr në kodrat e Vajkanit, digjen shkurre e rrënjë ulliri

24
0

Një zjarr ka rënë në kodrat e Vajkanit në Fier. Si pasojë e flakëve, deri më tani janë djegur shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Komandanti i zjarrfikëses, Zija Hyka tha se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi

“Zjarri ku ndodhemi në Vajkan është i përhapur. Terreni është i vështirë, po operojmë me 5 automjete zjarrfikëse. Ka ardhur në ndihëm bashkia e Lushnjës, Roskovecit dhe forca nga bashkia e Patos. Po punojmë me mjete dhe krah. Nuk ka rrezik për banesat, ndodhen larg”, tha komandanti zjarrfikës Zija Hyka.

Ende nuk dihet si ka nisur zjarri, nëse ka qenë i qëllimshëm ose jo. Në vendngjarje janë 5 zjarrfikëse, ku në ndihmë të Bashkisë së Fierit, kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Lushnjës, Roskovecit dhe Patosit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit