Home Aktualitet Zjarret në ra...

Zjarret në rajon, Osmani: Pamjet janë trishtuese. Kosova e gatshme t’i ndihmojë miqtë

16
0

Nisur nga situata e zjarreve në rajon, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka shprehur përkrahjen e Kosovës për Shqipërinë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Osmani thekson se pamjet nga këto vende janë trishtuese dhe ka përmendur edhe dërgimin e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në luftën me zjarret.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit