Home Aktualitet Zjarri në qen...

Zjarri në qendrën tregtare, shtëllunga të mëdha tymi në qytet. Njerëzit e bllokuar përpiqen të dalin nga dritaret e ballkonet

186
0

Shtëllunga të mëdha tymi kanë ”pushtuar’’ qytetin e Lushnjës si pasojë e zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare “Metropol”. Tymi është përhapur në një pjesë të madhe të qytetit duke sjellë një ndotje tejet të madhe.

Qytetarët janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonët, ndërsa për evakuimin e tyre kanë asistuar edhe forcat zjarrfikëse. Në ndihmë të tyre është dërguar edhe një vinç që do të bëjë të mundur nxjerrjen e qytetarëve nga banesa. Si pasojë e tymit, disa qytetarët janë asfiksuar dhe janë dërguar në spital.

Forcat Zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët dhe për të bërë evakuimin e plotë. 5 forca zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Në ndihmë të zjarrfikëses së Lushnjës kanë mëbrritur edhe zjarrfikëse nga Fieri e Patosi. Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit