Home KRYESORE Zoti Gledis N...

Zoti Gledis Nano! Nuk duhet të ketë polici që gjobit në mënyrë selektive!

973
0

Alban Morina

Policia e shtetit ka ngarkesë të madhe, realisht. Edhe paguhet jo mjaftueshëm në raport me ngarkesën e punës dhe realitetin ekonomik ku jetojmë. Por kur punon në Policinë e Shtetit e pranon këtë “padrejtesi” të sistemit. Një punonjës policie duhet të jetë i drejtë, ligjor dhe të mos ndëshkojë pa të drejtë apo edhe kur gjen shkelje njerin e gjobit, kurse tjetrin komshi jo.

Kjo nuk është polici e shtetit, zoti Gledis Nano!

Ju sapo keni filluar punë dhe rezultatet tuaja si drejtues i lartë duken pas tre apo më shumë muajsh.

Brenda radhëve të policisë së shtetit ka gjithnjë edhe punonjës të pandergjegjshëm apo që autoritetin e policisë së shtetit nisur nga uniforma që kanë e keqpërdorin.

Një rast i sotëm në rrugën Bilal Xhaferri, diku pas gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, dy punonjës policisë rrugore (këto në foto) kishin ndaluar makinën e policisë dhe po vendosnin disa gjoba për parkime te gabuara banorëve të lagjes, të cilëve realisht ua kishin zënë parkimet makina jashtë lagjes apo ku shoferët po pinin te lokali ngjitur.

Dy punonjësit e policisë dikujt i fusnin gjobën në fshiresen e xhamit dhe të tjerëve, pasi flisnin me radio me dikë në qendrën e tyre, nuk vendosnin gjobë.

Pra të gjithë ishin në kundërshtim me rregulloren dhe tabelën në rrugë, por fakti që qytetarët u ankuan se pse “mua me gjobit, kurse tjetrin këtu jo”, tregon se policët ishin selektivë. Përveç kësaj zoti drejtor i përgjithshëm, rruga në fjalë ka tabelë që rezidentët mund të parkojnë, ndërsa jo banorët duhet të parkojnë në rrugë ku është me pagesë. Në rastin konkret shumica e makinave që kishin zënë vendparkimet e banorëve rezidentë nuk morën gjoba. Bashkia e Tiranës ka nxjerrë rregull ku banorët mund ti parkojnë kur kanë fletën e rezidentit në xham, natyrisht ku lejohet me tabelë, por në rastin kur të tjerë të “fortë” parkojnë me zor dhe banorët nuk kanë vendparkimi, si i bëhet? Gjobiten rezidentët apo ata që kanë parkuar në vend të banorëve-rezidentë?

Banorët u kërkuan dy policëve që duhet të ushtrojnë autoritetin e shtetit dhe të largojnë makinat që nuk janë banorë të rrugës në fjalë ose ti marrin me karrotrec, sepse ne i kemi lenë makinat këtu ku po na gjobisni, nga halli e jo se duam të shkelim ligjin.

Dhe kjo që u filmua sot në rrugën “Bilal Xhaferri” ndodh edhe në lagje të tjera ku banorët gjobiten sepse nga halli nuk kanë ku ti parkojnë makinat e tyre.

Edhe kudo në qytete ka probleme të tilla, por nuk ka kaq selektive sa sot.

Disa banorë nuk paguajnë dot gjobat, sepse njëherë vjen policia bashkiake dhe gjobit, me pas ikin ata dhe mbërrin policia rrugore. Sejcila polici gjobë për hesap të vet.

Policia nuk duhet të jetë vetëm ndëshkuese, por paralajmëruese, bile edhe edukuese, ndaj ka emrin e madh POLICI E SHTETIT.

Kur banorët u turrën në rastin konkret të kërkonin llogari, por edhe ndihmë policët rrugorë nuk dhanë shpjegime banorëve. Vendosen ndonjë gjobë ku iu tekej dhe ikën.

Ndaj polici është shteti në rrugë dhe nga sjellja e policit kupton si funksionon edhe shteti!

Në foto: Dy policët në rrugën Bilal Xhaferi, datë 10 tetor 2021

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit