Home Aktualitet Zyrtare, taki...

Zyrtare, takimi Kurti-Vuçiç këtë të hënë në Bruksel

40
0

Tensionet në veriun e Kosovës, kërkojnë zgjidhje politikë. Ndaj dhe zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se të hënën në Bruskel, kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiç është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.

Fillimisht lajmin e takimin e ka konfirmuar vetë presidenti serb gjatë një interviste ku tha se gjatë pasdites së sotme ose nesër në mëngjes do të niset drejt Brukselit.

“Bisedimet do të fillojnë në mëngjes në orën 8, që do të thotë se ne do të largohemi nga Beogradi në 4, ose 4:30, ose sonte vonë. Unë do të shkoj, jo pse mendoj se mund të bëjmë diçka, por mos t’ju dhënë arsye për të fajësuar Serbinë se nuk deshi të marrë pjesë”, tha Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit