Home Sporti ZYRTARE/ Zhbl...

ZYRTARE/ Zhbllokohet merkato e Barcelonës, zyrtarizon afrimin e Kessie

80
0

Barcelona më në fund ka zhbllokuar merkaton, teksa ka bërë dhe zyrtarizimin e parë. Klubi katalan ka njoftuar nënshkrimin me Franck Kessié, i cili u largua nga Milani në përfundim të sezonit si lojtar i lirë. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të jetë i lidhur me ngjyrat “blaugrana” deri në vitin 2026 dhe ka klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.

Futbollisti afrikan, i cili mbush 26 vjeç më 19 dhjetor, ka luajtur për “Djallin” në pesë sezonet e fundit, duke e mbyllur përvojën si kuqezi me titullin e Serisë A, që i mungonte Milanit prej 11 vjetësh.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, njoftoi të shtunën e kaluar se Kessié do të prezantohet këtë të mërkurë në “Ciutat Esportiva”. Franck Kessié do të jetë lojtari i dytë nga Bregu i Fildishtë në historinë e Barçës pas Yaya Touré (2007-10). Afrikani ka shënuar 37 gola në 223 ndeshje për Milanin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit