Home KRYESORE Premiera e fi...

Premiera e filmit të ri te James Bond, “No time to die”/007-a dhe 099-sha, në një tallava diplomatike!

482
0
ARBEN MANAJ (Londër)

Nuk kisha ndërmend të shkruaja për premieren në Tiranë të filmit të ri të James Bond, “No time to die”, po të mos me ngacmonte një mesazh nga Tirana i nj emisioni televiziv për “CV” e ambasadorit të ri britanik në Tiranë!

Provincializmi dhe kompleksi i inferioritetit për këtë premier dhe çdo interesim është evident!

Vetëm në Shqipëri bëhen ambasadorët e huaj guvernator e VIP-a, se në Britani dhe kudo në Perëndim, nuk i njeh as komshiu!

E gjithë ai shoë i inicuar nga kryediplomati i vendit tim të natyralizuar, për mua është mjerim diplomatik dhe PR i shemtuar e provincial nga tërë ata politikanë shqiptar të kompleksuar, që arritjen e dites kanë shkruarjen në kinema për të parë James Bond!

Sa e sa probleme kanë marredheniet shqiptaro-britanike e këta merren me p.. me rrigon ku VIP-at shqiptarë me duken si very impoverished people, intelektualisht, por plot botokse e shalë femrash që elegancen e shohin tek trupa si sportistesh te bodybuilding!

Gjithshka do kish qënë ndryshe nëse vetë Daniel Craig britaniku që luan James Bond apo edhe kengëtarja amerikanja Billie Eilish që kendon kolonen zanore të filmit, të kishin ardh në Shqipëri për premieren e filmit, siç ndodh në evente të tilla, çka do e bënte normale daljen në foto të të ftuarve me Veliajn dhe ambasadorin që me filmin e 007 i lidh vetem tuxedo-ja e zezë që kishin veshur!

Mua nuk më impresionojnë këto idjotesira diplomatike, me veshje si JAMES BOND! Nuk e di nëse kishin gjë me vete pistoleta apo makina të blinduara me mitraloz si makina e James edhe në këtë film!?

Nejse, Shqipëri hesapi!

Ambasadori im britanik në Tiranë mund të na i kishte kursyer këto “gjetje” me veshje alla James Bond, pasi për karragjozlleqe, na mjafton Boris Johnson për ta parë Britaninë si vend që drejtohet nga një eksentrist edhe pse deri diku me të jemi mesuar!

Britania dhe Shqipëria kanë një thes me probleme për të zgjidhur ku më e fundit, meqë përfaqësuesi më i lartë i Britanisë ishin në një vend bashkë me Ministrin e Brendshem, të sqaronin njëherë kish a s’kish negociata mes dy vendeve për kampet e refugjatëve që mbërrijnë në brigjet angleze!?

Para reklames për James Bondin, lipset të gjenden rrugë për të mos u mbush Anglia e me sipër me kopshtar shtepish bari, por të gjendet një mënyrë për punësim sezonal për shqiptarët që vijnë në dëshperim, për të mbushur boshlleqet e tregut të punësimit!

Në një rrafsh tjetër, kryediplomati britanik në Tiranë le të merret nisur nga CV e tij edhe me lirinë e shtypit ku është akredituar se shumë ndryshe nga vendi që përfaqëson apo edhe me fatin e një pjese të fëmijëve shqiptarë nga përvoja e tij në Darfur!

Ngrije klasin Ambasador ose të pakten, mos e ul!

T’ja tregosh një britaniku se çfarë kë bërë me këtë rast do ta gjeje veten në ndonjë tabloid dhe me ate veshje me shume i ngjaje boksierit Tyson Fury-it sesa Daniel Craig!

Në fund, nëse do vazhdosh në këtë rrugë dhe vishesh ndonjë ditë si Lord Bajroni si tepelenas londre, ta gjej një që ti ngjaj jo vetëm nga veshja, edhe Ali Pashes!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit