Home Aktualitet 10 vetat e Be...

10 vetat e Berishës, Salianji flet nga Korça: I bashkon llumi dhe shpallja ”non-grata”

188
0

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ervin Salianji i pranishëm në takimin e Lulzim Bashës me demokratët, tha se mbëshetësit e Sali Berishës i bashkon llumi dhe shpallja ”non-grata”.

”Shikoni pak përfaqësuesit që kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë me PS-në që i keni në këtë rresht. Janë njerëz që kanë luftuar për PD. Dhjetëra të tjerë që kurrë nuk kanë përfituar, dhe ngaqë nuk kanë përfituar dhe i quajnë tradhtarë. I patë ata vullnetarët e Enverit, 10 veta për turp!

Këta i bashkon llumi, shpallja ”non-grata”, dëmi që dua t’i bëjnë PD-së kudo cep e më cep. Keni parë ndonjë ish-ministër apo nga këta të ”Foltores” që të kenë patur një procedim të vetëm. Ne kemi pasur kosto.

Një pjesë duhet të ishin për të dhënë llogari si humbën për herë të parë në zona që PD nuk i kishte humbur për 30 vite me radhë. Kemi shumë për të dhënë, por koha është të dëgjojmë kryetarin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit