Home POLITIKE 14 Maji, PS n...

14 Maji, PS në garë me 45 emra të ”vjetër”. Zbulohet edhe kandidati për Vlorën

616
0

Për zgjedhjet lokale të 14 Majit, kryesocialisti Edi Rama do të jetë në garë me 45 kryebashkiakët aktualë. Tri qarqe nuk do të kenë asnjë ndryshim në listën e emrave. Tirana do të vijojë me 5 emrat që qeverisin bashkitë, ashtu edhe bashkitë në qarqe Korçë dhe Lezhë. Edhe ekipi i Dibrës nuk do të kishte ndryshim, por pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla, drejtueses politike, Belinda Balluku, do t’i duhet të gjejë një tjetër emër për të garuar.

Më shumë sesa shpallja ”non-grata” e Dritan Lelit në Vlorë, interesante është pyetja se ke përfaqëson brenda socialistëve, kandidatura e re. Ambasadori aktual në Dubai, Ermal Dredha që pritet të jetë kandidati zyrtar i PS-së, thuhet se ka pas mbështetjen edhe të Gramoz Rucit.

E vetmja surprizë është në Fier, ku nga 4 kryebashkiakët rikandidojnë, është edhe bashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili, të cilin Gjykata Speciale e dënoi pak më parë me 6 muaj burg. Më 14 Maj, kanë përballë një opozitë të dobësuar nga përçarja, kandidimi sërish i një personi me precedentë penale nga socialistët, bëhet i pakuptimtë.

Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur një deputet të tij për të zhvilluar “luftën” politike në kryeqendrën e veriut, bastionin e demokratëve. Benet Beci do të jetë alternativa e socialistëve për Shkodrën.

TIRANË

Bashkia Tiranë-Erion Veliaj
Bashkia Kamëz-Rakip Suli
Bashkia Kavajë-Redjan Krali
Bashkia Vorë-Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë-Edison Memolla

ELBASAN

Bashkia Elbasan-Gledian Llatja
Bashkia Belsh-Arif Tafani
Bashkia Cërrik-Andis Sala
Bashkia Gramsh-Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd-Mariglen Disha/Ermal Kurti
Bashkia Prrenjas-Nuri Belba
Bashkia Peqin-Bukurosh Maci

BERAT

Bashkia Berat-Ervin Demo
Bashkia Kuçovë-E papërcaktuar
Bashkia Poliçan-Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar-Adriatik Mema
Bashkia Dimal (Ura Vajgurore)-E papërcaktuar

DIBËR

Bashkia Bulqizë-E papërcaktuar
Bashkia Peshkopi-Rrahim Spahiu
Bashkia Klos-Ilmi Hoxha
Bashkia Mat-Agron Malaj

VLORË

Bashkia Vlorë-Ermal Dredha
Bashkia Selenicë-Dhimitër Kapaj
Bashkia Delvinë-Majilinda Qilimi
Bashkia Finiq-Kristo Kiço
Bashkia Himarë-Jorgo Goro
Bashkia Konispol-E papërcaktuar
Bashkia Sarandë-Olti Caci

KORÇË

Bashkia Korçë-Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë-Erion Isai
Bashkia Devoll-Eduard Duro
Bashkia Maliq-Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec-Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec-Pali Kolefski

FIER

Bashkia Fier-Armando Subashi
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Lushnje-Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër-Qerim Ismailaj
Bashkia Patos-E papërcaktuar
Bashkia Roskovec-Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër-Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë-Tërmet Peçi
Bashkia Dropull-Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë-Klement Ndoni
Bashkia Libohovë-Leonard Hide
Bashkia Memaliaj -Gjolek Guci
Bashkia Përmet-Alma Hoxha

DURRËS

Bashkia Durrës-Emiriana Sako
Bashkia Krujë-E papërcaktuar
Bashkia Shijak-Elton Arbana

SHKODËR

Bashkia Shkodër-Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz-Franc Tuci
Malësi e Madhe-Tonin Marinaj
Bashkia Pukë-Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës-Kristjan Shkreli

KUKËS

Bashkia Has-Halit Muja
Bashkia Kukës-Safet Gjici
Bashkia Tropojë-Rexhë Byberi

LEZHË

Bashkia Kurbin-Majlinda Cara
Bashkia Lezhë-Pjerin Ndreu
Bashkia Mirditë-E papërcaktuar

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit